from 75€
Check Availability

Ture ne Parkun e Madh te Tiranes

Sheshi Skënderbej
Not Rated

Duration

2ore

Tour Type

Daily Tour

Group Size

Unlimited

Languages

___

Bashkohuni me ne në një shëtitje relaksuese me biçikletë në pjesën më të gjelbër të Tiranës me fokus qëndrueshmërinë. Gjatë këtij turi do të bëjmë xhiro me biçikletë rreth liqenit dhe nëpër pyll, dhe do të shohim disa vende interesante në park, do të ndalemi atje dhe do të marrim shpjegime nga guida (si Amfiteatri, diga, zogjtë interesantë, Monumentet). Ju mund të shijoni ajrin e pastër dhe natyrën e bukur me pemët e saj të gjelbra dhe lulet shumëngjyrëshe rreth jush. Pika kryesore e turi do të jetë një piknik me disa ushqime tradicionale që ju ti shijoni me pamje nga liqeni, ndërsa guida paraqet qëndrueshmërinë në përgjithësi, në Tiranë dhe Shqipëri. Ai/ajo do të flasë për sfidat me të cilat përballet Shqipëria, zgjidhjet e mundshme, konceptet dhe për politikën e qëndrueshmërisë së Green Tirana. Jeni të mirëpritur të kontribuoni me njohuritë tuaja ose të bëni pyetje; ky mund të jetë një diskutim pozitiv për të gjithë, po aq sa prezantimi i udhëzuesit. Kush e di, ndoshta e gjeni së bashku një zgjidhje për një nga problemet?
Përderisa ne do të jemi duke ecur me bicikletë përgjatë të gjithë turit, nuk do të ketë ndotje (CO2 ose ndotje akustike) dhe do të lëmë një gjurmë të vogël ekologjike (GSTC D2.2). Për shkak se ne vendosim një maksimum grupi prej 12 personash, ne do të kemi një ndikim më të vogël për grup dhe komunikim më të mirë mes vizitorëve dhe guides dhe guida do të sigurohet për sigurinë tuaj gjatë çiklimit. Guidat tona kanë një njohuri të zgjeruar rreth vendeve të vizituara dhe historisë, dinë si të sillen në një mënyrë të përshtatshme dhe janë të trajnuar për t’i përcjellë informacionin të ftuarve tanë (GSTC A9). Kjo është gjithashtu pasi ne punësojmë vetëm guida lokale, të cilët më së shumti janë rritur në Tiranë dhe në vendet përreth (GSTC B2). Për më tepër, vizitorët kanë mundësinë të shohin kulturën shqiptare, arkitekturën dhe historinë (GSTC C3). Ne bëhemi të sigurt që ju të shihni të gjitha vendet e përmendura në përshkrim (në qoftë se dukuri të paparashikuara si stuhi, dëmtime etj, ndodhin ose nqs grupi vendos kundra kësaj). Imazhet që ne shfaqim janë foto reale të Tiranës dhe vendeve që ju do të vizitoni (GSTC A6). Ju do të bëni dicka për shëndetin gjithashtu, por ju lutemi që të siguroheni që e keni mundësinë për të ecur me bicikletë për 2 orë, sidomos në nxehtësinë e verës.
Transporti (D2.2)
Informacioni dhe interpretimi (A9)
Punësimi lokal (B2)
Prezantimi i kulturës dhe trashëgimisë (C3)
Bëni pyetje, jini kurioz
Merrni shishet tuaja të ujit me vete
Merrni një cantë për bicikletën tuaj
Merrni kapele dielli, krem dielli etj
Vishni rroba të rehatshme dhe të përshtatshme për ciklim
Ecni me bicikletë vetëm në zonat e lejuara
Dëgjoni guidën për këshilla gjatë xhiros
Bëni kujdes në lidhje me macet, kalimtarët, shenjat dhe dritat
Mos ndotni ambjentin
Mos shkelni mbi lule ose bar
Mos merrni gjëra me vete (gura, bimë)
Mos bëni foto të njerëzve pa lejen e tyre
# Numri i personave Cmimi/person
1 Cmimi per 1 person 75 €/person
2 Cmimi per 2-3persona 55 €/person
3 Cmimi per 4-5 persona 35 €/person
4 Cmimi per 6-15 persona 30 €/person
View More

Bulk discount adult
# Discount group From adult To adult Value
1 2-3persons 2 3 30
2 4-5persons 4 5 40
3 6-15persons 6 15 50

  • Local guide
  • Bike and helmet (if needed)
  • Typical Albanian food for picknick (snack/person) (not a full lunch)
  • Entrance tickets
  • Water

Tour's Location

Sheshi Skënderbej
from 75€

Owner

admin

Member Since 2022

You might also like