Kjo është një mundësi unike për tu veshur si një shqipëtar i vërtetë dhe të suportosh prodhimin e kostumeve tradicionale. Edlira dhe ekipi i saj i bëjnë veshjet me dorë, gjë që i bënë ato shumë të veçanta dhe të vetmet në llojin e tyre në Shqipëri. Do të shihni kostume tradicionale me shumë ndryshueshmëri nga krahina të ndryshme të Shqipërisë nga të cilat do të merrni dhe një shpjegim mbi krijimin dhe historitë që fshihen pas tyre. Më pas mund të vendosni cilin kostum do të parapëlqenit të vishni, të bëni foto dhe video në të, tek kalaja e TIranës ose në një vend tjetër që preferoni, që të keni këtë moment të veçant si kujtim. Ju mund edhe të kombinoni këtë eksperincë me përvojën e qëndisjes/sixhadesë që ne ofrojmë. Zhvillohet në të njëjtin vend dhe është një kombinim i vlefshëm meqënëse jeni duke krijuar diçka vetë, mësuar për teknikat dhe historinë edhe të visheni në veshje tradicionale më tej.
Me anë të këtij aktiviteti ne mundohemi të krijojmë një Tiranë më të qëndrueshme, me zhvillim turizmi më të qëndrushëm me përfshirje të palës së interesuara locale (GSTC A10). Artizanët kanë dituri dhe aftësi të gjera dhe do ti kalojnë këto tek ju, në mënyrë që të mësoni si të përdorni pajisjet dhe të zhvilloni aftësi vetë. Meqënëse aktiviteti do të bëhet me grupe të vogla, maksimumi 5 pjesëmarrës ose individual, do të ketë një komunikim më të mirë midis çdo pjesëmarrësi dhe artizanit (GSTC A9). Ne marrim në punë vetë artizan të vendit (nga Tirana dhe rrethet) (GSTC B2). Pra, mund të shtojmë që pjesëmarrësit do të kenë mundësi shohin kulturë dhe tradita autentike shqipëtare (GSTC C3), ndërkohë që me anë të çdo përvoje, trashigimia kulturore është e ruajtur dhe e mbrojtur (me anë të kalimit të dijes) (GSTC C2). Imazhet që ne tregojmë janë janë foto të vërteta të qëndisjes/sixhadesë që do të krijoni dhe përdorni (GSTC A6)
Angazhimi i Destinacionit (A10)
Informacioni dhe Intrepretimi (A9) Punësim Lokal (B2) Mbrojtje e Trashigimisë Kulturore (C2)
Prezantim i Kulturës dhe Trashigimisë (C3) Promovim i Saktë (A6)