Ky tur me bicikletë do t’ju prezantojë me qytetin e Tiranës, atraksionet kryesore dhe historinë e saj, duke shijuar një xhiro të këndshme me bicikletë. Është i ngjashme me turin duke ecur në Tiranë, por mund të bëhet në më pak kohë dhe me një xhiro të bukur shtesë rret Parkut Të Madh. Turi do të fillojë tek vend i marrjes së bicikletave me qera, nga ku do të drejtohemi drejt ndalesës sonë të parë, Sheshit Skënderbe, për të parë të gjitha ndërtesat këtu (Pallatin e Kulturës, Bankën Kombëtare, Xhaminë Et’hem Bej, Sahati (opsion për tu ngjitur) dhe Muzeun Kombëtar). Pas kësaj ne do të vazhdojmë xhiron tonë drejt Pazarit të Ri dhe më pas drejt bulevardit kryesor të Tiranës, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Së bashku këtu do të ndalojmë te Reja, do kalojmë lumin Lana dhe do të shohim pikën e Postbllokut dhe Sheshin Nënë Tereza. Destinacioni i rradhës është Parku i Madh i Tiranës, ku do të çiklojmë përreth liqenit (opsionale) dhe do të shijojmë natyrën e bukur. Në kthim drejt pikës së fillimit ne do të shohim gjithahtu dhe vilën e Enver Hoxhës në zonën e Bllokut. Turi me bicikletë është ideal për cdokënd që dëshiron të ketë një përshtypje të parë rreth Tiranës dhe të mësojë dicka për historinë e saj, mbi një bicikletë. Bashkohuni me ne nëse doni të shihni Tiranën në një perspektivë tjetër.
Përderisa ne do të jemi duke ecur me bicikletë përgjatë të gjithë turit, nuk do të ketë ndotje (CO2 ose ndotje akustike) dhe do të lëmë një gjurmë të vogël ekologjike (GSTC D2.2). Për shkak se ne vendosim një maksimum grupi prej 15 personash, ne do të kemi një ndikim më të vogël për grup dhe komunikim më të mirë mes vizitorëve dhe guides dhe guida do të sigurohet për sigurinë tuaj gjatë çiklimit. Guidat tona kanë një njohuri të zgjeruar rreth vendeve të vizituara dhe historisë, dinë si të sillen në një mënyrë të përshtatshme dhe janë të trajnuar për t’i përcjellë informacionin të ftuarve tanë (GSTC A9). Kjo është gjithashtu pasi ne punësojmë vetëm guida lokale, të cilët më së shumti janë rritur në Tiranë dhe në vendet përreth (GSTC B2). Për më tepër, vizitorët kanë mundësinë të shohin kulturën shqiptare, arkitekturën dhe historinë (GSTC C3). Ne bëhemi të sigurt që ju të shihni të gjitha vendet e përmendura në përshkrim (në qoftë se dukuri të paparashikuara si stuhi, dëmtime etj, ndodhin ose nqs grupi vendos kundra kësaj). Imazhet që ne shfaqim janë foto reale të Tiranës dhe vendeve që ju do të vizitoni (GSTC A6).
Ju do të bëni dicka për shëndetin gjithashtu, por ju lutemi që të siguroheni që e keni mundësinë për të ecur me bicikletë për 2-3 orë, sidomos në nxehtësinë e verës.
Bëni pyetje, jini kurioz Merrni shishet tuaja të ujit me vete Merrni një cantë për bicikletën tuaj Merrni kapele dielli, krem dielli etj/span> Vishni rroba të rehatshme dhe të përshtatshme për ciklim Ecni me bicikletë vetëm në zonat e lejuara Dëgjoni guidën për këshilla gjatë xhiros Bëni kujdes në lidhje me macet, kalimtarët, shenjat dhe dritat Suportoni bizneset lokale