from 30€
Check Availability

Eksperienca e Qëndisjes/Sixhadesë

Kalaja Tiranes
Not Rated

Duration

2 ore

Tour Type

Daily Tour

Group Size

Unlimited

Languages

___

Gjatë kësaj eksperience do të mësosh artin e qëndisjes ose e sixhadesë. Një artizan me eksperiencë do t’iu tregoj teknikat dhe do t’iu shpjegoj disa fakte për historinë e traditave shqipëtare. Për qëndisjen do t’ju pajisin me një shami e cila është e qëndisur me elemente tradicionale tek bordurat. Pastaj, mund të vendosësh një model (p.sh një lule) ose një frazë në mes dhe të punosh mbi të gjatë qëndisjes, vetëm ose me ndihmën e artizanit. Është një suvenir shumë i veçantë për tu marr në shtëpi ose për t’ia dhuruar personave të afërt. Për sixhadën do të pajiseni me lesh me ngjyra të ndryshme, me të cilin do të krijoni një copë në çdo lloj modeli që ju pëlqen. Mund të marrësh pjesë edhe nëse je fillestar ose me përvojë, ne do të përshtatim asistentët dhe pajisjet sipas nevojës dhe dëshirës suaj. Ju mund edhe të kombinoni këtë eksperincë me “Vishu si një shqipëtar” aktivitet tjetër që ne ofrojmë. Zhvillohet në të njëjtin vend dhe është një kombinim i vlefshëm meqënëse jeni duke krijuar diçka vetë, mësuar për teknikat dhe historinë edhe të visheni në veshje tradicionale më tej.
Nëpërmjet këtij aktiviteti ne përpiqemi të krijojmë një Tiranë më të qëndrueshme, nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe përfshirjes së aktorëve lokalë (GSTC A10). Artizanët kanë njohuri dhe aftësi të gjera dhe do t’ju përcjellin njohuritë e tyre, kështu që ju do të mësoni se si t’i përdorni pajisjet dhe të zhvilloni vetë aftësi të reja. Duke qenë se aktiviteti do të bëhet në grupe të vogla, maksimumi 5 pjesëmarrës ose individualisht, do të ketë një komunikim dhe ndihmë më të mirë midis çdo pjesëmarrësi dhe artizanit (GSTC A9). Ne punësojmë vetëm zejtarë vendas (nga Tirana dhe rrethinat) (GSTC B2). Për më tepër, pjesëmarrësit kanë mundësinë të shohin kulturën dhe traditat autentike shqiptare (GSTC C3), ndërsa përmes çdo eksperience të rezervuar, trashëgimia kulturore ruhet dhe mbrohet (nëpërmjet përcjelljes së njohurive) (GSTC C2). Imazhet që ne tregojmë janë foto reale të qëndisjes/sixhadesë që do të bëni dhe përdorni (GSTC A6).
Angazhimi i Destinacionit (A10)
Informacioni dhe Intrepretimi (A9)
Punësim Lokal (B2)
Mbrojtje e Trashigimisë Kulturore (C2)
Prezantim i Kulturës dhe Trashigimisë (C3)
Promovim i Saktë (A6)
Bëni pyetje, jini kurioz
Respektoni kulturën dhe traditat
Trajtoni pajisjet me kujdes  
Mos e shkatërroni ose prishni pajisjet në asnjë mënyrë  
Cmimi per person: Çmimi varet nga materiali dhe lloji i punës që zgjidhni (duke filluar nga 25 €)
View More

  • Artizan lokal (dhe përkthyes në anglisht nëse është e nevojshme)
  • Material për një pjesë/pjesëmarrës
  • Çmimi varet nga materiali dhe lloji i punës që zgjidhni (duke filluar nga 25 €)
  • Drekë/snacks/ujë

Tour's Location

Kalaja Tiranes
from 30€

Owner

admin

Member Since 2022

You might also like