Pse Green Tirana

Jeta e qëndrueshme dhe udhëtimi janë bërë popullore vitet e fundit, me shumë e më shumë persona që kuptojnë rëndësinë e saj, që e bën grupin e synuar në këtë lloj turizmi të rritet vazhdimisht. Ne menduam që erdhi momenti që destinacioni i Tiranës të bëhet pjesë dhe ta përdorë këtë “trend” të ri për të mirën e vet. Ne jemi gjithashtu koshientë që është e ardhmja e vetme e turizmit , e vetmja mundësi afatgjatë. Nuk është e rëndësishme vetëm për turizmin në vetvete që të bëhet më i qëndrueshëm, por dhe për komunitetet lokale, kulturën dhe traditat e tyre, natyrën dhe për vetë turistët. Ne qëllimisht vendosëm të fillonim vetëm me Tiranën dhe fshatrat rreth saj, fillimi me hapa të vegjël dhe vendas është e vetmja mënyrë në sytë tanë për të shtyrë në një ndryshim dhe që ta bëjmë këtë ndryshim të ndodhë.Gjithashtu, ne dëshirojmë të suportojmë disa nga zonat e nënvlerësuara rreth Tiranës. Ju nuk keni nevojë të udhëtoni larg për të përjetuar kulturën shqiptare dhe për të eksploruar bukurinë e këtij vendi, sidomos nëse është vetëm për një ditë. Ne dëshirojmë t’ju tregojmë sa e mrekullueshme mund të jetë kjo zonë.