Gjatë turit duke ecur ju do të shihni shumicën e vendeve historike, atraksioneve të njohura dhe lagjeve të famshme të Tiranës, duke mësuar rreth historisë së qytetit dhe duke dëgjuar histori interesante. Ne do të takohemi në qëndër të qytetit, në Sheshin Skënderbe. Gjatë orëve në vazhdim ju do të shihni vendet rreth Sheshit (Pallatin e Kulturës, Bankën Kombëtare, Xhaminë Et’hem Bej, Sahati (opsion për tu ngjitur) dhe Muzeun Kombëtar), Pazari i Ri, Ura e Tabakëve, Kalaja e Tiranës dhe Reja. Ju do të merrni shpjegime lidhur me cdo vend ku ne do të ndalojmë, dhe ju mund të bëni sa pyetje të doni! Më pas ne do të drejtohemi drejt Bllokut ku do të shohim vilën e vjetër te Enver Hoxhës dhe monumentin e Postbllokut. Në fund ne do të vizitojmë Sheshin Nënë Tereza dhe do të bëjmë një shëtitje të vogël rreth Parkut Të Madh me një pamje të mrekullueshme të liqenit. Ky tur është për cdokënd që do të marrë një përshtypje të parë për Tiranën dhe të mësojë dicka për historinë e saj duke bërë ushtrime të thjeshta fizike dhe duke takuar turistë të tjerë.
Përderisa ne do të jemi duke ecur përgjatë të gjithë turit, nuk do të ketë ndotje (CO2 ose ndotje akustike) nga përdorimi i makinave dhe do të lëmë një gjurmë të vogël ekologjike (GSTC D2.2). Për shkak se ne vendosim një maksimum grupi prej 20 personash, ne do të kemi një ndikim më të vogël për grup dhe komunikim më të mirë mes vizitorëve dhe guidës. Guidat tona kanë një njohuri të zgjeruar rreth vendeve të vizituara dhe historisë, dinë si të sillen në një mënyrë të përshtatshme dhe janë të trajnuar për të përcjellë informacionin të ftuarve tanë (GSTC A9). Kjo është gjithashtu pasi ne punësojmë vetëm guida lokale, të cilët më së shumti janë rritur në Tiranë dhe në vendet përreth (GSTC B2). Për më tepër, vizitorët kanë mundësinë të shohin kulturën shqiptare, arkitekturën dhe historinë (GSTC C3). Ne bëhemi të sigurtë që ju të shihni të gjitha vendet e përmendura në përshkrim (në qoftë se dukuri të paparashikuara si stuhi, dëmtime etj, ndodhin ose nqs grupi vendos kundra kësaj). Imazhet që ne shfaqim janë foto reale të Tiranës dhe vendeve që ju do të vizitoni (GSTC A6).
Ju do të bëni dicka për shëndetin gjithashtu, por ju lutemi që të siguroheni që e keni mundësinë për të ecur për 4 orë, sidomos në nxehtësinë e verës.
Bëni pyetje, jini kurioz Merrni shishet tuaja të ujit me vete Merrni kapele dielli, krem dielli etj Vishni këpucë të rehatshme Suportoni bizneset lokale