Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/vhosts/remember.al/greentirana.com/wp-includes/functions.php on line 6114
Ture me bicikletë në Tiranë - Green Tirana
from 90€
Check Availability

Ture me bicikletë në Tiranë

Rruga Myslym Shyri, Tirana, Godina 44/3 , Hyrja 1, Ap, 1, Albania
Not Rated

Duration

2hours

Tour Type

Daily Tour

Group Size

Unlimited

Languages

___

Ky tur me bicikletë do t’ju prezantojë me qytetin e Tiranës, atraksionet kryesore dhe historinë e saj, duke shijuar një xhiro të këndshme me bicikletë. Është i ngjashme me turin duke ecur në Tiranë, por mund të bëhet në më pak kohë dhe me një xhiro të bukur shtesë rret Parkut Të Madh. Turi do të fillojë tek vend i marrjes së bicikletave me qera, nga ku do të drejtohemi drejt ndalesës sonë të parë, Sheshit Skënderbe, për të parë të gjitha ndërtesat këtu (Pallatin e Kulturës, Bankën Kombëtare, Xhaminë Et’hem Bej, Sahati (opsion për tu ngjitur) dhe Muzeun Kombëtar). Pas kësaj ne do të vazhdojmë xhiron tonë drejt Pazarit të Ri dhe më pas drejt bulevardit kryesor të Tiranës, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Së bashku këtu do të ndalojmë te Reja, do kalojmë lumin Lana dhe do të shohim pikën e Postbllokut dhe Sheshin Nënë Tereza. Destinacioni i rradhës është Parku i Madh i Tiranës, ku do të çiklojmë përreth liqenit (opsionale) dhe do të shijojmë natyrën e bukur. Në kthim drejt pikës së fillimit ne do të shohim gjithahtu dhe vilën e Enver Hoxhës në zonën e Bllokut. Turi me bicikletë është ideal për cdokënd që dëshiron të ketë një përshtypje të parë rreth Tiranës dhe të mësojë dicka për historinë e saj, mbi një bicikletë. Bashkohuni me ne nëse doni të shihni Tiranën në një perspektivë tjetër.
Përderisa ne do të jemi duke ecur me bicikletë përgjatë të gjithë turit, nuk do të ketë ndotje (CO2 ose ndotje akustike) dhe do të lëmë një gjurmë të vogël ekologjike (GSTC D2.2). Për shkak se ne vendosim një maksimum grupi prej 15 personash, ne do të kemi një ndikim më të vogël për grup dhe komunikim më të mirë mes vizitorëve dhe guides dhe guida do të sigurohet për sigurinë tuaj gjatë çiklimit. Guidat tona kanë një njohuri të zgjeruar rreth vendeve të vizituara dhe historisë, dinë si të sillen në një mënyrë të përshtatshme dhe janë të trajnuar për t’i përcjellë informacionin të ftuarve tanë (GSTC A9). Kjo është gjithashtu pasi ne punësojmë vetëm guida lokale, të cilët më së shumti janë rritur në Tiranë dhe në vendet përreth (GSTC B2). Për më tepër, vizitorët kanë mundësinë të shohin kulturën shqiptare, arkitekturën dhe historinë (GSTC C3). Ne bëhemi të sigurt që ju të shihni të gjitha vendet e përmendura në përshkrim (në qoftë se dukuri të paparashikuara si stuhi, dëmtime etj, ndodhin ose nqs grupi vendos kundra kësaj). Imazhet që ne shfaqim janë foto reale të Tiranës dhe vendeve që ju do të vizitoni (GSTC A6). Ju do të bëni dicka për shëndetin gjithashtu, por ju lutemi që të siguroheni që e keni mundësinë për të ecur me bicikletë për 2-3 orë, sidomos në nxehtësinë e verës.
Transporti (D2.2)
Informacioni dhe interpretimi (A9)
Punësimi lokal (B2)
Prezantimi i kulturës dhe trashëgimisë (C3)
Promovim korrekt (A6)
Bëni pyetje, jini kurioz
Merrni shishet tuaja të ujit me vete
Merrni një cantë për bicikletën tuaj
Merrni kapele dielli, krem dielli etj/span>
Vishni rroba të rehatshme dhe të përshtatshme për ciklim
Ecni me bicikletë vetëm në zonat e lejuara
Dëgjoni guidën për këshilla gjatë xhiros
Bëni kujdes në lidhje me macet, kalimtarët, shenjat dhe dritat
Suportoni bizneset lokale
Mos ndotni ambjentin
Mos shkelni mbi lule ose bar
Mos merrni gjëra me vete (gura, bimë)
Mos bëni foto të njerëzve pa lejen e tyre
# Cmimi per person Cmimi/person
1 Cmimi per 1 person 90 €/person
2 Cmimi per 2-3persona 60 €/person
3 Cmimi per 4-5 persona 50 €/person
4 Cmimi per 6-20 persona 40 €/person
View More

Bulk discount adult
# Discount group From adult To adult Value
2 Price for 2-3 persons 2 3 30 €/person
3 Price for 4-5persons 4 5 40 €/person
4 Price for 6-20 persons 6 20 50 €/person

  • Biçikletë dhe helmetë (nëse nevojitet)
  • Biletat e hyrjes
  • Dreka/snacks/ujë

Tour's Location

Rruga Myslym Shyri, Tirana, Godina 44/3 , Hyrja 1, Ap, 1, Albania
from 90€

Deprecated: explode(): Passing null to parameter #2 ($string) of type string is deprecated in /var/www/vhosts/remember.al/greentirana.com/wp-content/themes/traveler/inc/layouts/modern/helpers/availability.helper.php on line 215

Owner

Green Tirana

Member Since 2022

You might also like

GREEN TIRANA

INFO

Call us

(+355) 69 20 785 53

Email Us

info@greentirana.com

Follow Us