Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/vhosts/remember.al/greentirana.com/wp-includes/functions.php on line 6114
Turi i arkitektures komuniste - Green Tirana
from 65€
Check Availability

Turi i arkitektures komuniste

Sheshi Skënderbej
Not Rated

Duration

2 ore

Tour Type

Daily Tour

Group Size

Unlimited

Languages

___

Nëqoftëse jeni të interesuar në histori, arkitekturë ose të dyja, ky tur është perfekt për ju! Gjatë këtij turi ecjeje me tematikë të caktuar, ne do të zbulojmë gjurmët e kohëve komuniste në Tiranë. Ju do të shihni ndërtesat e vjetra komuniste dhe guida jonë do t’ju shpjegojë fakte interesante për to. Ne do të zbulojmë cili ishte përdorimi i tyre origjinal , për cfarë përdoren sot dhe pse janë ndërtuar në atë lloj mënyre. Do të shohim gjithashtu ndryshimin që kanë pësuar disa nga ndërtesat pas komunizmit. Ndërtesat që do të shohim janë: Muzeu Historik Kombëtar, Pallati i Kulturës, Hoteli Ndërkombëtar i Tiranës, Bunk Art 2, Galeria Kombëtare e Arteve, Pallati i Kongreseve, Sheshi Nënë Tereza, Postblloku, vila e Enver Hoxhës, Shallvaret (banesat) dhe Shtëpia e Gjetheve.
Përderisa ne do të jemi duke ecur përgjatë të gjithë turit, nuk do të ketë ndotje (CO2 ose ndotje akustike) nga përdorimi i makinave dhe do të lëmë një gjurmë të vogël ekologjike (GSTC D2.2). Për shkak se ne vendosim një maksimum grupi prej 20 personash, ne do të kemi një ndikim më të vogël për grup dhe komunikim më të mirë mes vizitorëve dhe guidës. Guidat tona kanë një njohuri të zgjeruar rreth vendeve të vizituara dhe historisë, dinë si të sillen në një mënyrë të përshtatshme dhe janë të trajnuar për të përcjellë informacionin të ftuarve tanë (GSTC A9). Kjo është gjithashtu pasi ne punësojmë vetëm guida lokale, të cilët më së shumti janë rritur në Tiranë dhe në vendet përreth (GSTC B2). Për më tepër, vizitorët kanë mundësinë të shohin kulturën shqiptare, arkitekturën dhe historinë (GSTC C3). Ne bëhemi të sigurtë që ju të shihni të gjitha vendet e përmendura në përshkrim (në qoftë se dukuri të paparashikuara si stuhi, dëmtime etj, ndodhin ose nqs grupi vendos kundra kësaj). Imazhet që ne shfaqim janë foto reale të Tiranës dhe vendeve që ju do të vizitoni (GSTC A6). Ju do të bëni dicka për shëndetin gjithashtu, por ju lutemi që të siguroheni që e keni mundësinë për të ecur për 2 orë, sidomos në nxehtësinë e verës.
Transporti (D2.2)
Informacioni dhe interpretimi (A9)
Punësimi lokal (B2)
Prezantimi i kulturës dhe trashëgimisë (C3)
Promovim korrekt (A6)
Bëni pyetje, jini kurioz
Merrni shishet tuaja të ujit me vete
Merrni kapele dielli, krem dielli etj
Vishni këpucë të rehatshme
Suportoni bizneset lokale
Mos ndotni ambjentin
Mos shkelni mbi lule ose bar
Mos i shkatërroni ndërtesat e vjetra
Mos merrni gjëra me vete (gura, bimë)
Mos bëni foto të njerëzve pa lejen e tyre
# Numri i personave Cmimi/person
1 Cmimi per 1 person 90 €/person
2 Cmimi per 2-3persona 55 €/person
3 Cmimi per 4-5 persona 45 €/person
4 Cmimi per 6-20 persona 35 €/person
View More

Bulk discount adult
# Discount group From adult To adult Value
2 Price for 2-3 persons 2 3 35
3 Price for 4-5 4 5 45
4 6-20 6 20 55

  • Guida lokale
  • Biletat e hyrjes
  • Dreka/snacks/ujë

Tour's Location

Sheshi Skënderbej
from 65€

Owner

Green Tirana

Member Since 2022

You might also like

GREEN TIRANA

INFO

Call us

(+355) 69 20 785 53

Email Us

info@greentirana.com

Follow Us