Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/vhosts/remember.al/greentirana.com/wp-includes/functions.php on line 6114
Ture me biciklete ne liqenin e Farkes - Green Tirana
from 120€
Check Availability

Ture me biciklete ne liqenin e Farkes

Sheshi Skënderbej
Not Rated

Duration

7ore

Tour Type

Daily Tour

Group Size

Unlimited

Languages

___

Ky tur me biçikletë do t’ju prezantojë me liqenin e Farkës dhe rajonin e Farkës, pak jashtë qytetit të Tiranës. Ne do të fillojmë turin në qendër të Tiranës dhe do të marrim rrugën drejt liqenit, ku mund të pushojmë dhe të kënaqemi duke u ulur pranë ujit dhe duke shijuar natyrën përreth nesh. Më pas do të shkojmë në kanionin e Shumokut, ku do të eksplorojmë me këmbë këtë vend unik natyror. Jo vetëm që do të zbuloni natyrën e bukur në këtë udhëtim, por dhe do të viheni në kontakt edhe me disa nga traditat më të vjetra shqiptare, qeramikën. Ne do të vizitojmë një punishte të qeramikës lokale, ku artizanët do t’ju tregojnë se si bëjnë qeramikë, do të flasim për këtë traditë dhe nëse dëshironi mund të provoni vetë ose të blini një suvenir të bukur të punuar me dorë. Rrugës për në shtëpi do të ndalojmë sërish te liqeni, ku mund të bëni edhe një not freskues në liqen, përpara se të kthehemi në qytet.
Përderisa ne do të jemi duke ecur me bicikletë përgjatë të gjithë turit, nuk do të ketë ndotje (CO2 ose ndotje akustike) dhe do të lëmë një gjurmë të vogël ekologjike (GSTC D2.2). Për shkak se ne vendosim një maksimum grupi prej 12 personash, ne do të kemi një ndikim më të vogël për grup dhe komunikim më të mirë mes vizitorëve dhe guides dhe guida do të sigurohet për sigurinë tuaj gjatë çiklimit. Guidat tona kanë një njohuri të zgjeruar rreth vendeve të vizituara dhe historisë, dinë si të sillen në një mënyrë të përshtatshme dhe janë të trajnuar për t’i përcjellë informacionin të ftuarve tanë (GSTC A9). Kjo është gjithashtu pasi ne punësojmë vetëm guida lokale, të cilët më së shumti janë rritur në Tiranë dhe në vendet përreth (GSTC B2). Për më tepër, vizitorët kanë mundësinë të shohin kulturën shqiptare, arkitekturën dhe historinë (GSTC C3). . Për më tepër, vizitorët kanë mundësinë të shohin kulturën, traditat dhe bukuritë natyrore shqiptare, ndërsa me çdo turne të rezervuar ruhet dhe mbrohet trashëgimia kulturore (nëpërmjet mbajtjes së gjallë të prodhimit të qeramikës) (GSTC C2 & C3). Ne bëhemi të sigurt që ju të shihni të gjitha vendet e përmendura në përshkrim (në qoftë se dukuri të paparashikuara si stuhi, dëmtime etj, ndodhin ose nqs grupi vendos kundra kësaj). Imazhet që ne shfaqim janë foto reale të Tiranës dhe vendeve që ju do të vizitoni (GSTC A6). Ju do të bëni dicka për shëndetin gjithashtu, por ju lutemi që të siguroheni që e keni mundësinë për të ecur me bicikletë për 3-4 orë, sidomos në nxehtësinë e verës.
Transporti (D2.2)
Informacioni dhe interpretimi (A9)
Punësimi lokal (B2)
Prezantimi i kulturës dhe trashëgimisë (C3)
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore (C2)
Promovim korrekt (A6)
Bëni pyetje, jini kurioz
Merrni shishet tuaja të ujit me vete
Merrni një cantë për bicikletën tuaj
Merrni kapele dielli, krem dielli etj
Vishni rroba të rehatshme dhe të përshtatshme për ciklim
Ecni me bicikletë vetëm në zonat e lejuara
Dëgjoni guidën për këshilla gjatë xhiros
Suportoni bizneset lokale
Mos ndotni ambjentin
Mos shkelni mbi lule ose bar
Mos merrni gjëra me vete (gura, bimë)
Mos bëni foto të njerëzve pa lejen e tyre
# Numri i personave Cmimi/person
1 Cmimi per 1 person 120 €/person
2 Cmimi per 2-3persona 90 €/person
3 Cmimi per 4-5 persona 80 €/person
4 Cmimi per 6-15 persona 75 €/person
View More

Bulk discount adult
# Discount group From adult To adult Value
4 1 1 1 0
1 2-3persons 2 3 30
2 4-5 4 5 40
3 6-16 6 15 45

  • Guide lokale
  • Biçikletë dhe helmetë (nëse nevojitet)
  • Përvoja e qeramikës
  • Biletat e hyrjes
  • Dreka/snacks/ujë
  • Suvenire qeramike

Tour's Location

Sheshi Skënderbej
from 120€

Owner

Green Tirana

Member Since 2022

You might also like

GREEN TIRANA

INFO

Call us

(+355) 69 20 785 53

Email Us

info@greentirana.com

Follow Us