Green Tirana është një tur operator që është zhvilluar nga DMO Albania 2022, si një degë e Visit Tirana, për të ofruar më shumë ture të qëndrueshme dhe aktivitete për vizitorët dhe vendasit në Tiranë dhe rreth saj, me qëllim transformimin e turizmit në Tiranë dhe Shqipëri. Udhëtarët mund të rezervojnë ture menjëherë nëpërmjet ëebsite-it tonë ose nëpërmjet adresës sonë në email dhe të gjejnë informacion shtesë për qëndrueshmërinë dhe vizitën e tyre në Shqipëri. Bizneset turistike mund të na drejtohen për mbështetje, trajnim dhe konsultim. Ky aktivitet ka për qëllim të ndihmojë në sektorin e turizmit dhe të zhvillojë qëndrueshmërinë. Ne vazhdimisht punojmë me turet tona dhe ofertat për ti përmirësuar ato dhe për të pëërditësuar informacionin e dhënë në ëebsite-in tonë që t’j u mbajmë të njoftuar në lidhje me qëndrueshmërinë në Shqipëri.
Ne ofrojmë ture dhe aktivitete në Tiranë dhe rreth saj, të cilat ofrojnë një eksperiencë të vecantë udhëtimi për turistët në një mënyrë të qëndrueshmë, që ndihmojnë komunitetet për të qënë ekonomikisht të zhvilluara dhe të ruajnë traditat e tyre, sidomos në zona të panjohura rreth Tiranës, duke edukuar turistët që të jenë më të përgjegjshëm në lidhje me mjedisin dhe kulturën lokale dhe duke ofruar trajnim në fushën e qëndrueshmërisë.
Green Tirana synon që të jetë një shembull kryesor i një tur operatori që demostron turizmin e qëndrueshëm në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, që të ndihmojë bizneset e tjera të bëhen më të qëndrueshme dhe komunitetet, natyra dhe kultura të lulëzojnë dhe të forcohen.
DMO Albania është një Organizatë jofitimprurëse për Menaxhimin e Destinacioneve, që punon me bizneset dhe destinacionet në Shqipëri për të promovuar destinacionet, për të zhvilluar një strategji dhe për të zbatuar turizmin e qëndrueshëm. Ata ofrojnë konsulencë, marketing, dhe trajnim për turizëm të qëndrueshëm.
Visit Tirana është një platformë turizmi për Tiranën, që është zhvilluar nga DMO Albania. Jep informacion në lidhje me cfarë të bësh në Tiranë për vendasit dhe turistët. Ju mund të gjeni informacion ku të qëndroni, ku të hani dhe cfarë të bëni, përvec njoftimeve dhe eventeve.
WhatsApp us