Dëshironi të përjetoni Tiranën dhe gjithcka që e rrethon në një perspektivë tjetër? Zgjidhni një nga turet tona ose eksperiencat që ne kemi krijuar me qëndrueshmëri dhe kreativitet. Ne i kemi ndarë ato në sektorë që ta bëjmë më të lehtë gjetjen e aktivitetit të duhur për ju. Të gjitha turet tona kryhen në këmbë, me biçikletë ose me transport publik, në Tiranë dhe në zonat përreth. Ne përpiqemi të makimizojmë ndikimin pozitiv në komunitetet lokale dhe të minimizojmë ndikimin negative në natyrë dhe kulturë, duke krijuar në të njëjtën kohë eksperiencën më të mirë shqiptare për ju.
Mësoni rreth qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri, lexoni për kriterin e GSTC ose na kontaktoni për mbështetje që të bëheni më të qëndrueshëm në biznesin tuaj turistik, pasi ne po ofrojmë trajnime dhe konsultime në fushën e qëndrueshmërisë për të gjtiha llojet e bizneseve të turizmit.
Ka mundësi të ndryshme që ju keni për të lëvizur në mënyrë të qëndrueshme nëpër Tiranë dhe për të parë atraksionet. Mund të ecni, të përdorni bicikletën ose të merrni një taksi ose një autobus.
WhatsApp us